Published On: Die, Pri 8th, 2018

Kremtohet sot Pashka ortodokse. Si lindi kjo festë dhe domethënia e saj!

Share This
Tags

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot ditën e Pashkës.
Ceremonia nisi me meshën kishtare, e cila në Tiranë u mbajt në katedralen “Ringjallja e Krishtit”

Mesha u kremtua nga Kryepeshkopi Janullatos.

“Krishti u Ngjall dhe ju duhet të gëzoni të gjithë për besimin tuaj ndaj Zotit, për fitoren e së mirës ndaj të keqes”, tha Janullatos.

Kryepeshkopi Janullatos uroi qindra besimtarë të mbledhur para Katedrales, me lutje ndaj Zotit, duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste.

Duke u lutur për paqe, mirësi e harmoni në familjet e tyre, besimtarët ndezën qirinj për të marrë bekimin e Zotit,

E Premtja para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës.

Kjo festë cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë. Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrenjve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri, ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar.