Korea Veriore vs SHBA: Trump ka katër skenare -Albpress Daily News
Published On: Pre, Gus 11th, 2017

Korea Veriore vs SHBA: Trump ka katër skenare

Donald Trump dhe Kim Jong Un kanë filluar një luftë verbale dhe kërcënimesh. A do ketë një luftë me Korenë Veriore? Cilat janë alternativat? Çfarë mund të bëjë tani presidenti amerikan?

Ishin fjalë boshe, që presidenti amerikan Donald Trump ia kushtonte diktaturës koreanoveriore. Ai kërcënoi me “zjarr, zemërim dhe fuqi, siç bota nuk kishte parë asnjëherë më parë” – dhe më pas tha: “mbase shprehjet nuk ishin mjaft të fuqishme.” Se Peniani mund të bashkëpunojë me Komunitetin Ndërkombëtar, kjo duket disi e pabesueshme.

Në fushën e fjalëve e shprehjeve, eskalimi i situatës mes SHBA dhe Koresë Veriore ka arritur majat. Prapaskena është testimi bërthamor e vendit komunist dhe paralajmërimet drastike të regjimit Kim.

Megjithatë ka një mprehja shpatash. Një luftë përmendet nga të dyja palët. Kjo padyshim që do i jepte fund regjimit të Kim Jong Un, por gjithashtu mund të rezultonte me vdekjen e qindra-mijërave personave ose edhe milionave. Mes viktimave duhet të llogariten edhe shumë koreanojugorë që janë miq të amerikanëve.

Atëherë cilat janë katër skenarët që mund të ndjek SHBA.

1. Bisedimet

Është rrugë e sigurt për të shmangur katastrofat: Uashingtoni dhe Peniani të ulen në tavolinën e bisedimeve. E qartë është: Pa lëshime mes dy palëve kjo nuk është e mundur. “Freeze for Freeze” është një variantë, që ka qenë çdoherë pjesë e lojës: Korea e Veriut bllokon testimet bërthamore, në anën tjetër SHBA dhe Korea Jugore shmangin manovrat e përbashkëta ushtarake në rajon. Gjithashtu pjesë e bisedimeve mund të ishte edhe reduktimi i sankcioneve ekonomike.

Trump thoshte, se çdoherë është i gatshëm për bisedime – një sinjal që dera nuk është mbyllur akoma. Por: për shumë persona të Shtëpisë së Bardhë, që ndjekin vijat e ashpra, kjo nuk do ishte hap i lehtë. Fillimisht ata duan ti japin fund regjimit të Kim. Ata duhet poashtu të pranojnë hëpërhë se Korea e Veriut të mbetet fuqi bërthamore. E paqartë është, nëse Peniani do pranonte një marrëveshje të tillë. Për shkak se zhvillimi i programit bërthamor për koreanoveriorët është kthyer në një siguri për mbijetesë.

2. Heshtje

Paraardhësi i Trump, Barack Obama, preferonte këtë strategji: ai thjesht injoronte Penianin. Thuajse asnjë ndihmë për ushqime, por as sulme verbale. Trump ka treguar se ka zgjedhur strategji tjetër. Republikanët gjuajnë me kurs të fuqishëm kundër Koresë Veriore.

Taktika e heshtjes për Uashingtonin ka një përparësi, që amerikanët nuk duhet të bëjnë kompromise, pa filluar një provokim ushtarak. E parashikueshme është që edhe Kim të ndiqte këtë kurs. Vëzhguesit pretendojnë se diktatori vështirë se mund të marshonte drejt Koresë Jugore – rreziku ama do ishte i madh. Por se çfarë ka në plan ai, në perëndim nuk e dije askush.

3. Presion diplomatik

Vetëm pak kohë më parë OKB ratifikoi sankcione tjera ekonomike për Korenë Veriore. Vendi i izoluar komunist është i varur kryesisht nga eksportet e qymyrit, hekurit dhe plumbit. E pritshme është që presioni diplomatik i amerikanëve do shtohet, për të kërkuar më shumë sankcione në OKB për Penianin.

Gjithsesi Trump ka theksuar se është dyshues sa i takon sankcioneve. Ai shpreson vetëm nga një fuqi tjetër: Kina. Republika Popullore e Kinës është akoma partneri më i rëndësishëm i Koresë Veriore. Trump përpiqet të lëviz Pekinin për të ndikuar te Kim.

Por deri tani Kina ka qëndruar neutrale, pasi Korenë Veriore e shikon si një zonë amortizuese kundër ushtarëve amerikanë në jug të gadishullit korean. Por Kina gjithashtu kërkon të shmang strehimin e qindra-mijërave refugjatëve nga Korea në vendin e saj. Trump thotë: “Unë besoj, se Kina mund të bëjë shumë më tepër.”

4. Sulmi

Lufta mund të vijë, por njerëzit pranë Trumpit nuk do e këshillonin këtë variantë. Të dy liderët, Trump dhe Kim, vlejnë si impulsiv, ku në fund një reakcion i shkurtër mund të përfundonte në sulm. Nëse Uashingtoni vendos për dhunë, atëherë ka shumë mundësi: SHBA mund të sulmojë kampet ushtarake dhe të përgatis ndonjë atentat kundër Kim.

Megjithatë, si do reagonte Peniani? A do sulmojë vetëm ishullin e Guamit ose të përgatitë ndonjë sulm shumëherë më të madh?

Një skenar horror është gati: ndonjë sulm bërthamor drejt kryeqytetit të Koresë Jugore, Seul, do u kushtonte jetën 180.000 personave; shkruan “Washington Post”. Ka edhe skenare për tunele të nëndheshme ku koreanoveriorët do dilnin në sipërfaqen e Jugut dhe të sulmonin me armë kimike.

Cilat shtete tjera do përziheshin në konflikt: e paqartë. Bregdeti perëndimor amerikan është i arritshëm për gjysmë ore nga raketat e Veriut. Pjesë e cakut të sulmeve do ishin edhe anijet amerikane në Paqësor. E qartë është: Peniani ka potencialin për të futur frikën dhe panikun.