Kontrolle dhe arrestime masive per trukimin e ndeshjeve/ Ja skuadrat nën hetim... -Albpress Daily News
Published On: Mër, Tet 10th, 2018

Kontrolle dhe arrestime masive per trukimin e ndeshjeve/ Ja skuadrat nën hetim…

Së paku 44 kontrolle dhe arrestime në Belgjikë dhe 13 të tjera jashtë saj, përfshirë edhe Maqedoninë, janë kryer në kuader të hetimeve të disa njësive policore belge për ndeshje të kurdisura futbollistike. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet belge sot rreth mesditës.

Dhjetë klube belge nga Liga 1A: Standard, Anderleht, Bryzh dhe Genk ishin nën hetime. Sot në mëngjes, policia ka vijuar hetimet në hapësirat e klubit Standard, prej ku janë konfiskuar një sërë dokumentesh. Klubi pohon se nuk është i shqetësuar dhe se bashkëpunon gjatë hetimit.

Hetimi ka filluar që në vitin 2017, kur policia në Belgjikë ishte informuar nga ana e njësisë për trukime sportive për dyshim rreth ndeshjeve të mundshme dhe transaksione të dyshimta financiare.

Besohet se menaxherët e disa futbollistëve kanë qenë të involvuar në këto transaksione dhe se kanë fshehur provizione nga autoritetet dhe nga palë të tjera të involvuara.

Provizionet kishin të bëjnë, mes tjerash, edhe me transfere të lojtarëve, rroga të lojtarëve dhe të trajnerëve të tyre dhe një sërë pagesash të tjera. Gjatë hetimit kanë filluar të paraqiten indikacione për ndikim ndaj ndeshjeve 2017/2018. Në atë moment, prokuroria federale publike ka vendosur ta zgjerojë mandatin e gjykatësit hetues në këtë sferë.

Në Belgjikë është arrestuar Mogi Bajat, figurë shumë e njohur e futbollit në vend, por edhe trajneri nga Bryzhi, Ivan Leko, ish-drejtori i klubit të Anderlehtit, Herman Van Holsbek dhe dy arbitër, konfirmoi prokuroria sot.

Prokurorët informuan se operacione janë zhvilluar në shumë vende të tjera, përfshirë edhe Maqedoninë, Serbinë, Francën, Luksemburgun, Malin e Zi dhe Qipron. Operacionet janë koordinuar në mënyrë gjyqësore në nivel të Euroxhast-it.

Jashtë vendit, kryesisht bëhet fjalë për operacione te persona për të cilët ekziston dyshimi se kanë ndihmuar të organizohen transaksionet e dyshimta financiare. Janë konfisuar dokumente dhe kasaforta, mes tjerash.

Të dielën, në faqen e Fejsbukut të “Maqedonasve në Belgjikë” u paraqit një publikim në të cilin u bëhet thirrje anëtarëve të grupit nëse janë të interesuar të paguajnë për ndeshje të kurdisur. Megjithatë, është e paqartë nëse bëhet fjalë për kurth në kuadër të hetimit, shaka apo pjesë e ndeshjeve të trukuara.

Përhetimet janë angazhuar gjithsejt 220 policë, prej të cilëve 184 në Belgjikë, ndërsa 36 jashtë vendit.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of