Kombëtarja suedeze në krah të Durmaz, u kërcënua me vdekje nga... -Albpress Daily News
Published On: Hën, Qer 25th, 2018

Kombëtarja suedeze në krah të Durmaz, u kërcënua me vdekje nga…

Pas humbjes me Gjermaninë ka pasur pakënaqësi në mesin e tifozëve suedezë. Përfaqësuesja e Suedisë u shfaq e bashkuar në krah të Jimmy Durmaz.

Objekt i sulmuese raciste, pasi shkaktoi faullin që i dha mundësinë mesfushorit të Gjermanisë, Toni Kross, të shënonte golin e fitores në sekondat e fundit të shtesës, futbollisti me origjinë nga Siria mbajti një fjalim për mediat, por ajo që ra më shumë në sy ishte prania e të gjithë skuadrës në formë mbështetjeje pas tij.

“Jam futbollist dhe bashkëjetoj me kritikat, por kur më kërcënoni, kur më konsideroni terrorist, atëherë i kaloni kufijtë. Dhe më keq akoma, është e papranueshme kur kërcënoni familjen time, fëmijët e mi.

“Jam krenar për faktin që luaj me Suedinë dhe nuk do të lejoj kurrë që racizmi të shkatërrojë këtë krenari. Të gjithë ne duhet të shmangim çdo formë racizmi”, theksoi ai para lojtarëve.