Published On: Mër, Qer 27th, 2018

Kjo është shenja më xheloze e horoskopit

Domethënë ai i kishte dhënë like në Facebook fotot së vitit 2016 të shoqes së ish-të dashurës?

Ka dalë pas pune me kolegen dhe ju thjesht e morët vesh rastësisht? Habiteni që kalon kaq shumë kohë me miqtë dhe juve nuk ju fton kurrë?

Këtu ka diçka që nuk shkon dhe yjet e nuhasin këtë gjë më së miri, por ndryshe nga ç’mund të mendoni jo të gjitha shenjat e horoskopit e shprehin dhe përjetojnë njëlloj xhelozinë.

Një Akrep është në gjendje të instalojë pajisje përgjuese, të punësojë detektiv privat apo dhe të shndërrohet vetë në një Sherlock Holmes kur bëhët fjalë për kontrollin e partnerit/partneres. Sipas saj, për personat e kësaj shenjeje xhelozia mund të arrijë deri në atë pikë sa të shndërrohet në një sëmundje të vërtetë që mund të vërë në rrezik të ardhmen e jetës në çift.

Edhe pse Akrepi mund të premtojë që kjo ishte hera e fundit dhe nuk ka ndërmendë ta përsërisë më, sërish bie në grackën e vetes. Flisni seriozisht me ta dhe shpjegohuni se kjo është një sjellje vetëshkatërruese e cila duhet trajtuar seriozisht.