Këshilli Bashkiak i Kukësit i kënaqur me tarifën për kalimin në rrugën e Kombit -Albpress Daily News
Published On: Enj, Sht 13th, 2018

Këshilli Bashkiak i Kukësit i kënaqur me tarifën për kalimin në rrugën e Kombit

Këshilli Bashkiak i Kukësit ka shpërndarë një njoftim për mediat ku shpjegon se si është arritur marrëveshja me koncesionarin për tarifen 100 lekë për banorët e Qarkut të Kukësit që do të përdorin aksin e Rrugës së Kombit.

Keshilli Bashkiak i Kukesit drejtohet nga PS, ndersa sot nuk eshte mbledhur dot, per shkak se anetaret e PD-se nuk kane qene te pranishem.

Deklarata e Keshillit Bashkiak te Kukesit, te drejtuar nga PS:

Ne cilesine e Kryetarit te Keshillit te Bashkise Kukes bej me dije opinionin se mbledhja e Keshillit Bashkiak e thirrur sot me date 13.09.2018, nuk u zhvillua per mungese kuorumi.

Lidhur me piken e fundit te rendit te dites qe ka te beje me analizen, diskutimin mbi vendosjen e tarifes se rruges se Kombit sqaroj se kjo çeshtje quhet e mbyllur dhe nuk do te jete me pjese e rendit te dites se mbledhjeve te Keshillit te Bashkise pas reflektimit nga ana e qeverise shqiptare dhe Koncesionarit, te tarifes prej 100 lekesh e caktuar per banoret e qarkut Kukes, e cila eshte e pranueshme dhe e perballueshme nga te gjithe.

Theksoj se erdhem ne kete zgjidhje perfundimtare pas negociatash te vazhdueshme me Qeverine Shqiptare, Koncesionarin dhe grupet e interesit ne te mire te interesave te banoreve dhe qytetareve te qarkut Kukes. Ju faleminderit per mirekuptimin dhe bashkepunimin!

KRYETARI

Gjelbrim SHEHU

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of