Kërkuan largimin e Ramës e Xhafajt, policia proçedon penalisht 25 qytetarë -Albpress Daily News
Published On: Mar, Qer 12th, 2018

Kërkuan largimin e Ramës e Xhafajt, policia proçedon penalisht 25 qytetarë

Policia e Tiranës ka proçeduar penalisht 25 qytetarë të cilët një ditë më parë protestuan para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë duke kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt dhe Edi ramës.

Përmes një njoftimi zyrtar policia bëri të ditur se këta persona prishën rendin dhe qetësinë publike. Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime e grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Procedohen penalisht 25 shtetas për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, si dhe për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

Më datë 11.06.2018, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, proceduan penalisht shtetasit :

  1. V., 27 vjeç, O. M., 28 vjeç, J. M., 22 vjeç, B. L., 30 vjeç, H. I., 32 vjeç, G. M., 35 vjeç, F. B., 23 vjeç, S. Sh., 35 vjeç, F. D., 23 vjeç, A. L., 28 vjeç, A. B., 34 vjeç, S. M., 28 vjeç, B. K., 28 vjeç, R. D., 31 vjeç, M. D., 21 vjeç, D. Z., 22 vjeç, S. V., 32 vjeç, A. N., 47 vjeç, E. M., 25 vjeç, Sh. B., 29 vjeç, G. N., 34 vjeç, L. H., 32 vjeç, K. M., 32 vjeç, A. D., 21 vjeç dhe F. K., (banues në Mamurras dhe Tiranë)

Këta shtetas, ditën e djeshme rreth orës 18:30, nga Ministria e Brendshme në drejtim të Kryeministrisë, kanë organizuar një tubim të paligjshëm dhe kanë vazhduar duke prishur rendin dhe qetësinë publike edhe pas lajmërimit të bërë nga ana e Policisë për shpërndarje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime e grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 262/1 e 274 të Kodit Penal.