Published On: Sht, Kor 7th, 2018

Kapja e skafit me 1 ton drogë/ Berisha: Rama, eksportues i parë i krimit në Europë

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjet ka komentuar kapjen e 1 ton drogë në një skaf të nisur nga brigjet shqiptare drejt Italisë.

‘Në ceremoninë e nisjes  merrte pjesë Forca e Krimit dhe vetë Xhafa i drogës!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Komenti i Berishës

Narkoqeveria Rama, eksportues i pare i krimit ne Europe!  Autoritetet Italiane kapin nje ton droge te fresket te nisur nga Vlora!

Në ceremoninë e nisjes merrte pjesë Forca e Krimit dhe vetë Xhafa i drogës!  Shikoni foton e drogës të kapur në Bregun tjetër të Adriatikut dhe lexoni shkrimin e mediave. sb

“Kapet gomonia me 1 ton kanabis nga Shqipëria

Nje gomone me 1 ton kanabis sativa eshte kapur ne Itali. Sic shkruajne mediat fqinje, ne pranga jane vene 3 skafiste.

Kete here trafikantet kane udhetuar ne mes te dites, duke dashur qe te perzihen me mjetet lundruese.

Por Guardi di Finances nuk i kishte shpetuar gomonia e fuqishme qe udhetonte drejt brigjeve italiane.

Motovedetat kane mundur te bllokojne gomonen pas nje ndjekje te shkurter dhe brenda saj kane gjetur 49 pako me kanabis me peshe totale afersisht 1 ton.

Ne pranga jane vene tre skafistet, M. A., 34 vjeç, A. E., 30 vjeç nga Vlora dhe G. M., 65 vjeç nga La Spezia.”

 

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of