Kandidatët që hyjnë në testimin e infermierëve, kjo është lista e plotë -Albpress Daily News
Published On: Pre, Mar 30th, 2018

Kandidatët që hyjnë në testimin e infermierëve, kjo është lista e plotë

Shpërndaj
Tags

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur këtë të premte listat përfundimtare të kandidatëve që do të hyjnë në testimin e infermierëve.
Lista përfundimtare të botuara në faqen zyrtare të Ministrisë, vijnë pas verifikimit të ankesave, sipas afateve të paracaktuara, për infermierë, teknikë imazherie dhe fizioterapistë, të cilët do të konkurojnë në 4 qarqe.

Ministria njofton se testimi i parë do të zhvillohet të shtunën (nesër) datë 31 Mars për qarkun e Tiranës, në orën 14.00 në fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.
Ndërkohë në Shkodër, testimi do të zhvillohet më datë 3 Prill, në orën 14:00 në ambjentet e Universitetit Luigj Gurakuqi për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës, Durrës.

Në Elbasan, testimi do të zhvillohet më datë 4 Prill, në orën 14:00 në ambjentet e Universitetit Aleksandër Xhuvani për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korcë, Berat.
Në Vlorë, testimi do të zhvillohet më datë 5 Prill, në orën 14:00 në ambjentet e Universitetit Ismail Qemali për kandidatët e qarqeve Vlorë, Fier, Gjirakastër.

Listat e plota të kandidatëve që hyjnë në testim, sipas qarqeve mund ti gjeni duke klikuar KËTU