Juventusi superfuqi për Torinon, në gjysmëfinale -Albpress Daily News
Published On: Enj, Jan 4th, 2018

Juventusi superfuqi për Torinon, në gjysmëfinale

Shpërndaj
Tags

Skuadra e Juventusit nuk fal asnjë ekip, kësaj radhe nuk tregoi mëshirë as për ekipin e të njëjtit qytet, Torino, duke e mposhtur me rezultat 2:0.

Juve u kualifikua në gjysmëfinale e cila do të ndeshet me Atalantën e portierit Etrit Berisha, “Zonja e Vjetër: ka qenë më e mirë se skuadra torineze dhe triumfun me golat e Costas (15′) e Mandzukicit (67′).

Kampioni italian është ndër favoritët kryesorë për ta fituar Kupën e Italisë, kur kihet parasysh edhe ekipin që ka. Në gjysmëfinale takohen: Juventus-Atalanta dhe Milan-Lazio.