Ja si parashikohet moti në orët në vazhdim, rrezik nga... -Albpress Daily News
Published On: Mër, Kor 11th, 2018

Ja si parashikohet moti në orët në vazhdim, rrezik nga…

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot në territorin shqiptar nuk pritet të ketë rrezik për zjarre si pasojë e temperaturave të larta.

Sipas IGJEUM në disa qarqe pritet rrezik nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jugperëndim), Kukës (Veri-perëndim), Tiranë (Perëndim).

Sot pasdite dhe nesër priten reshje “tё dobta” ose lokalisht tё dobta ne 2 qarqet e veriut.

Reshjet pritet tё jenё tё përqendruara kryesisht në zonat malore tё qarqeve. Në ndonjë rast të rrallë, në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatës me kohëzgjatje të shkurtër (zakonisht, pasditeve dhe mbrëmjeve). Kjo mundësi do të jetë më e vogël sesa gjatë ditëve të kaluara.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 29 °C, në vendet e ulëta: 17 / 32 °C dhe në vendet malore: 14 / 28 °C.

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of