Ja si ndjehet Vladimir Putin pas eliminimit të Rusisë -Albpress Daily News
Published On: Die, Kor 8th, 2018

Ja si ndjehet Vladimir Putin pas eliminimit të Rusisë

Rusia u eliminua në çerekfinale të Kupës së Botës nga Kroacia, pas ekzekutimit të penalltive.

Organizatorët e turneut e mbyllën me nder aventurën e tyre në këtë Botëror, teksa kujtojmë që ishin ata që eliminuan Spanjën pretendente në fazën e 1/8-ave.

Për ndeshjen e humbur me penallti ndaj Kroacisë ka folur Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Ai ka çmuar karakterin e fortë të futbollistëve të Kombëtares ruse.

“Ne kemi humbur një ndeshje të mrekullueshme. Ata janë përsëri të jashtëzakonshëm për ne, ata janë heronj. Lojtarët donin të vdisnin në fushë, ne jemi krenarë me ta”, tha presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of