Published On: Mar, Pri 3rd, 2018

Ja pse kontrata e koncensionarit eshte anti-Kushtetuese…

Shpërndaj
Tags

Në kontratën e mes shtetit dhe Konçesionarit për vendosjen e një tarife në rrugën e Kombit, juristët e qeverisë Rama kanë vendosur termin 15 herë “taksë”. Mirëpo taksat në Shqipëri i mbledh shteti shqiptar, dhe jo privati konçesionar.

Ligj për Taksat Kombëtare përcakton llojet e taksave dhe tarifave kombëtare që zbatohen në Republikën e Shqipërisë, nivelin e taksave kombëtare, procedurat e llogaritjes, të arkëtimit dhe transferimit në Buxhetin e Shtetit ose në buxhetin e njësive të qeverisjes vendore të taksave dhe tarifave kombëtare, si dhe detyrimet që kanë agjentët e taksave dhe tarifave kombëtare.

TAKSA e vendosur në kontratën e Konçesionarit është antiligjore sepse Tatimet dhe taksat duhet t’i përgjigjen Parimit të ligjshmërisë, sipas të cilit rregullat, vlerat dhe mënyrat e mbledhjes së tatimeve e taksave të të gjitha llojeve duhet të fiksohen nëpërmjet ligjit, domethënë të votohen në parlament.

Për këtë arsye, Kontrata e Konçesionarit për vendosjen e pagesës në rrugën e Kombit, që nuk duhet të jetë taksë, por në kontratë është – NUL. Grupet e Mbrojtjes së Konsumatorit, opozita dhe gjithë studiot ligjore mund ta çojnë këtë kontratë në Gjykatën Kushtetuese.