Published On: Hën, Dhj 18th, 2017

Ja momenti kur kryeministri Edi Rama qëllohet me tymues (Video)

Share This
Tags

Një tjetër video ka dalë nga ajo çfarë ndodhi në Parlamentin e Shqipërisë, ku deputetët e opozitës hodhën tymuese në drejtim të kryeministrit Edi Rama për të kundërshtuar kështu votimin e kryeprokurorit të përkohshëm.

Në këtë video të siguruar nga “Gazeta Express”, duket deputeti i PD-së, Flamur Noka i cili mban në duar për disa sekonda tymueses dhe më pas e hedh në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Punonjësit e gardës kanë shpejtuar për ta mbrojtur Ramën, ndërsa më pas kanë marrë edhe çadra për të ndaluar kështu dëmtimin e tij por edhe të kryetarit të Kuvendit.