Ja momenti kur avioni u rrëzua duke shkaktuar 71 viktima… -Albpress Daily News
Published On: Hën, Shk 12th, 2018

Ja momenti kur avioni u rrëzua duke shkaktuar 71 viktima…

Shpërndaj
Tags

Një aksident ajror vdekjeprurës në Rusi, që la të vdekur të dielën 71 persona, u kap nga regjistrimet e sigurisë, të cilat u shfaqën për të treguar momentin kur An-148 u rrëzua pak minuta pasi u ngrit në fluturim.

Nga një distancë, videoja e sigurisë tregoi momentin kur Saratov Airlines Flight 703 u përplas në një fushë gati 25 milje larg nga Aeroporti Domodedovo.

Antonov An-148 u zhduk nga radari rreth 12 milje në juglindje të aeroportit. Një aeroplan mund të zhduket nga radari kur ai fluturon shumë afër tokës.

Ministri i Transportit Maxim Sokolov konfirmoi se asnjë nga 65 pasagjerët, 5-79 vjeç dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit nuk kanë mbijetuar.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit, por kushtet e motit dhe gabimet njerëzore thuhet të jenë ndër arsyet e mundshme.

Nga përplasja mbetën pjesë të avionit, si dhe kutia e zezë, e cila është një regjistrues i të dhënave apo zërave.

Dëshmitarët, sipas Sky News, thanë se panë një avion që digjej në qiell.

Një grua që jetonte afër tha se: “Ndjeva një valë shoku … dritaret u tronditën”.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të pikëlluara nga vdekjet tragjike të personave në bordin e fluturimit Saratov Airlines 703. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona familjeve të atyre që humbën jetën dhe popullit të Rusisë,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.