Ja futbollisti që zëvendëson Ronaldon tek Real Madrid, zyrtarizimi pas 15 korrikut -Albpress Daily News
Published On: Die, Kor 8th, 2018

Ja futbollisti që zëvendëson Ronaldon tek Real Madrid, zyrtarizimi pas 15 korrikut

Real Madrid ka gati emrin e zëvendësuesit ideal pas largimit të Cristiano Ronaldo, madje po e shtyn vetë çështjen e largimit të portugezit, deri në fund të Botërorit “Rusi 2018”, kur dhe pritet të zyrtarizojë ardhjen e re.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, presidenti madrilen Florentino Perez ka marrë “OK” e sulmuesit belg Eden Hazard, që do të luajë me skuadrën kampione të Europës sezonin e ardhshëm 2018-2019, duke u larguar kështu nga Chelsea.

Numri 10 i kombëtares belge, që është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës (do të luajë ndaj Francës) do të jetë blerja kryesore e kësaj vere për skuadrën “merengues”, futbollisti që ka magjepsur edhe presidentin Perez, që është gati të investojë tek Hazard. Madje belgu konsiderohet favorit karshi kampionëve të tjerë si Mbappe e Neymar, ndaj dhe emri i tij po mbahet sekret nga klubi spanjoll, që kërkon të publikojë gjithçka pas 15 korrikut.

Edhe vetë Hazard nuk e ka mohuar asnjëherë dëshirën e tij për të luajtur me skuadrën e Real Madrid në të ardhmen, ndërkohë që kontrata e tij me Chelsea skadon në verën e vitit 2020. Belgu ka refuzuar deri më tani çdo përpjekje të “bluve” të Londrës për rinovimin e kontratës, sinjal ky se dëshiron të largohet. Pavarësisht se nuk është një sulmues i mirëfilltë, Hazard ka treguar se mund ta mbajë peshën e këtij reparti, si te Chelsea ashtu dhe në kombëtare.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of