Ja çfarë i tha policisë autori i masakrës së Selenicës në momentin e arrestimit -Albpress Daily News
Published On: Sht, Gus 11th, 2018

Ja çfarë i tha policisë autori i masakrës së Selenicës në momentin e arrestimit

Policia arrestoi autorin e dyshuar të masakrës së Selenicës pas disa orë kërkimesh. Sikundër raportohet 24-vjeçari u kap teksa po dilte nga një shkurre ku qëndronte i fshehur, jo shumë larg vendit ku vrau 8 pjesëtarë të të njëjtit fis.

Në momentin e arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë, është shfaqur i qetë dhe ka kërkuar ujë.

Policia ka sekuestruar edhe armën automatike, me të cilën dyshohet se janë ekzekutuar 8 personat, mes të cilëve edhe një fëmijë.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of