Published On: Mër, Gus 16th, 2017

Itali: mbi 1130 mafiozë të arrestuar, miliarda euro pasuri të sekuestruara

Mbi 1130 mafiozë janë arrestuar nga policia italiane përgjatë 7 muajve të 2017. Shifra është bërë publike nga ministri i Brendshëm, Marco Minniti, sipas të cilit mes të arrestuarve janë edhe 30 kriminelë shumë të rrezikshëm.
Policia italiane ka ndërmarrë 112 operacione në kuadër të hetimeve gjyqësore, ndërsa nuk dihet nëse të arrestuarit akuzohen vetëm për lidhje me organizatat kriminale mafioze apo edhe për krime të tjera.
Gjithashtu, në këto muaj janë sekuestruar pasuri të grupeve mafioze me një vlerë prej 3.48 miliardë euro. Sipas statistikave, janë sekuestruar 10 149 pasuri, 500 prej të cilave ndërmarrje. Ndërkohë, në fazën e bllokimit janë 4704 pasuri me një vlerë prej 1,23 miliardë euro për të njëjtën periudhë në vitin 2016.