Published On: Mër, Gus 16th, 2017

Itali: humb jetën në një aksident me makinë 29-vjeçari shqiptar

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Palombarese, komuna Mentata (Romë), ndërsa viktima është identifikuar si Ergys Mehori, 29 vjeç.

Mediat italiane, duke iu referuar policisë lokale, shkruajnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00

Ku 29-vjeçari që drejtonte automjetin tip “Docia Lodgy” ka humbur kontrollin në një kryqëzim rrugësh.

Mediat shkruajnë se makina është përplasur me një mur, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të shqiptarit.

Në vendin e ngjarjes përveç ambulancës kanë ndërhyrë karabinierët e rajonit të Mentana-s, që janë duke u përpjekur të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutuin e Mjekësisë Ligjore në universitetin La Sapienza të Romës, ku pritet të kryhet autopsia që do të zbulojë edhe shkaqet sepse i riu ka humbur kontrollin e mjetit.