Itali: humb jetën në aksident studentja shqiptare (foto) -Albpress Daily News
Published On: Mar, Gus 15th, 2017

Itali: humb jetën në aksident studentja shqiptare (foto)

Një vajzë shqiptare, 27 vjeç, e cila studionte për infermieri në universitetin e Firences ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Eligersa Baha, ishte duke ecur me biçikletë , kur një automjet tip Fiat Punto që drejtohej nga një shtetase italiane e përplasi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në në Solarolo, përgjatë Felisio.

Megjithëse 27- vjeçarja është dërguar në spital, nuk ka mundur t´i mbijetojë plagëve.

Sikunddër raportohet, viktima po shkonte drejt shtëpisë së një të moshuari, për të cilin do të kujdesej gjatë natës.