Published On: Hën, Qer 4th, 2018

Itali, arrestohen edhe dy shqiptarë të tjerë për shpërndarje droge…

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në rajonin mes Leçes dhe Brindisit, si pjesë e një grupi që shpërndante lëndë narkotike.

Arrestimet janë bërë në vijim të operacionit “Bogota”, që përfshin 51 persona të kombësisë italiane dhe shqiptare, të gjithë duke u hetuar për posedim dhe trafik të drogës.

Siç raporton La Reppublica, të arrestuarit shqiptarë janë të moshës 29 dhe 38 vjeç, për të cilët gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg. Ndërsa për dy shtetasit italiane 35 dhe 49 u caktua masa e arrestit shtëpiak.

Dhjetë persona janë arrestuar gjatë operacioneve në vende të ndyrshme të Italisë në Bolzano – Livorno – Leçe dhe Brindisi, duke sekuestruar edhe sasira të mëdha droge, si 600 kg marijuanë, 21 kg hashash, 2 kg kokainë dhe 32 kg heroinë.