Ishulli ku do të ketë vetëm femra -Albpress Daily News
Published On: Pre, Shk 9th, 2018

Ishulli ku do të ketë vetëm femra

Shpërndaj
Tags

Një biznesmene amerikane po ndërton një resort në një ishull në Finlandë ku do të jetë i hapur vetëm për femra dhe nuk do të lejohen burrat.

“SuperShe Island” është në ndërtim e sipër dhe pritet të hapet gjatë këtij sezoni turistik.

“Daily Mail” raporton se resorti do të jetë super luksoz dhe vetëm për femrat. Ishulli me sipërfaqe 8.4 hektarë do të ketë 10 kabina, ku do të përfshihen spa, seanca për joga dhe kuzhina gatimi.

Komuniteti “SuperShe” është një grup i themeluar nga amerikania Kristina Roth, e cila ka qenë më parë drejtoreshë e një biznesi konsultativ. Së fundmi ajo hodhi idenë për krijimin e një ishulli vetëm për femra.

Kristian Roth thotë se fakti që do të lejohen vetëm femra, nuk është aspak një politikë kundër burrave dhe nuk ndjen urrejtje për ta. Megjithatë, fillimisht ky ishull do të jetë për anëtarët e komunitetit “SuperShe”, por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen në këtë resort të pranohen edhe meshkujt.