Published On: Enj, Kor 27th, 2017

Ish-presidenti: Marrëdhënia me Metën, korrekte. Nuk më ka ndërhyrë në kompetenca

I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, ish-Presidenti Bujar Nishani ka folur për herë të parë pas lënies së detyrës së Presidentit.
Nishani ka folur edhe për marrëdhënien që ka pasur me Ilir Metën, kur ka qenë në krye të Kuvendit.

Ish-kreu i Shtetit thotë se me Metën, tashmë president, ka pasur marrëdhënies korrekte, pasi nuk ka pasur tentativa nga ana e tij për ndërhyrje kompetencash.

“Me Meta ka pasur një raport krejt korrekt, respekti reciprok. Pa dyshim nuk kemi pasur përplasje sepse nuk ka pasur tentativa për ndërhyrje kompetencash, as të Presidentit te kryetari i Parlamentit dhe as kryetari i Parlamentit tek Presidenti.

Gjithsesi, do të kisha dashur që Meta si kryetari i Parlamentit, por edhe si kryetari i LSI-së të kishte bërë më shumë rezistencë në procesin ligjbërës në Parlament ku janë limituar kompetencat e Presidentit, për më tepër kur janë bërë ligje mbi Kushtetutën, duke injoruar Kushtetutën, dhe ku Partia e Meta ka bashkuar votat e tij. Me Meta në raportet njerëzore kemi pasur marrëdhënie mjaft korrekte dhe normale.”-tha Nishani.