Published On: Sht, Qer 30th, 2018

Ish-ministri i Ramës: Veliaj nuk merr më zgjedhje, ju premtoj se…

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka vendosur t’i bashkohet aksionit për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Ai ka firmosur peticionin e shpallur nga artistët dhe ka drejtuar gishtin e akuzës mbi qeverinë, kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erian Veliaj për manovrat që po përdorin për arritjen e qëllimit të tyre, shembjen e godinës, që i ka konsideruar si ‘pusht-et” dhe ‘pushtllëk’.

Postimi i Ylli Manjanit

Pa dyshim do ta firmos atë peticion! Sapo të jem në Tiranë. Nuk mund të tallet pafundësisht pusht-eti me emocionet e njerëzve! Nuk mund të jetë vetëm punë e aktorëve dhe regjizorëve. Në radhë të parë është detyrë e qytetarisë. Ndarja e aktorëve është loja e vjetër e pushteteve despotike. Por jam i bindur se aktorët nuk janë të ndarë në të vërtetë…

Le pastaj përdorja e emrit, siç ndodhi me emrin e Piro Manit. Kjo është pushtllëk pa kufi! Asnjëri nga 9 rrathët e ferrit të Dantes nuk e nxë! Mëktarë të tillë nuk ka parë historia! Vjedhja e pasurisë publike mu në mes të Tiranës dhe shkatërrimi i korpusit ligjor themelor të shtetit, janë shumë më të rënda sesa çështjet e arkitekturës së një godine!

Bashkë me nënshkrimin e atij Peticioni, nënshkruaj edhe premtimin se Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës nuk e merr më votime! Asgjë nga ato që ka thënë në fushatë nuk ka bërë! Vetëm ka luajtur teatër pemësh dhe ka braktisur premtimin se s’do bënte kulla! Mbajtja e fjalës është thelbi i çdo marrëdhënie midis qytetarësh! Ai nuk e mbajti fjalën ndaj dhe unë nuk kam ndërmend ta toleroj me votën time! Kaq kam në dorë!

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of