Published On: Sht, Qer 23rd, 2018

Ish-ministri i Ramës: Kampet e refugjatëve, Tajani t’i presë në sallën e parlamentit që drejton

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me deklaratat më të fundit të Presidentit të Parlamentit Europian, Antonio Tajani, për kampet e refugjatëve.

Manjani i ka sugjeruar Tajanit që refugjatët ti marrë në sallën e Parlamentit Europian e jo në Shqipëri.

“Se ç’është njëfarë Tajani, që e shihka Shqipërinë si vend grumbullimi Refugjatësh! President i Paralamentit Europian- thonë se është!

Ti presë te salla e parlamentit që drejton! Aty rrinë zyrtarë kot! Nuk kanë fuqi të vendosin për BE, ndaj s’ka se si te vendosin për Shqipërinë!”, shkruan Manjani.