Ish-ministri DEmiraj: Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë, eshtë kaluar vija e kuqe -Albpress Daily News
Published On: Mër, Nën 8th, 2017

Ish-ministri DEmiraj: Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë, eshtë kaluar vija e kuqe

Ish-ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj tha se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të shqyrtuar që të gjithë elementët që lidhen me sigurinë. I ftuar në 360gradë, Demiraj tha partnerët kanë shprehur shqetësim maksimal për fuqizimin e krimit shqiptar në Londër. Por, sipas tij, lajme do të ketë edhe nga Hollanda dhe Greqia.

“Ka informacione se është kaluar vija e kuqe. Ka ardhur koha që presidenti i Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe të analizojë të gjithë sistemin e sigurisë pasi sipas meje, ky sistem ka rënë poshtë.

Presidenti ka përgjegjësinë që t’i mbledhë, të analizojë dhe identifikojë të gjithë elementët e sigurisë kombëtare. Disa agjenci në kohën që kam shkuar më kanë thënë se nuk kemi pasur komunikim me Ministrinë e Brendshme, sepse arroganca nuk na pyeste dhe nuk na mbante në konsideratë. Të gjithë informacionet që kam kërkuar m’i kanë dhënë”, tha Demiraj.

Ish -ministri Demiraj përshëndeti ngritjen e Task Forces për luftën kundër krimit, por, sipas tij, ky ishte një shoë i radhës i kryeministrit Rama  . “Mendoj se ky është një shoë i Ramës. Në konferencë u fol për “peshq të mëdhenj”. Brenda korpusit të policsë ka njërëz të kualifikuar dhe të ndershëm, por aty pashë edhe disa persona (oficerë)  që nuk besoj se mund të kapin keta peshq”, tha Demiraj duke aluduar per kompromentim te ketyre personave ne çeshtjet e kanabisit.