Ish-Kreu i SHIU: Pranimi i militantëve të ISIS-it, destabilitet -Albpress Daily News
Published On: Sht, Qer 9th, 2018

Ish-Kreu i SHIU: Pranimi i militantëve të ISIS-it, destabilitet

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Ushtarak, Ylli Zyla, sot në rolin e ekspertit të sigurisë, e ka cilësuar të papranueshme dhe antikombëtare, në rast se qeveria kombëtare pranon strehimin e 600 mijë azilantëve nga Siria.

I fuar në studion e lajmeve të Syri.net, Zyla ka deklaruar se ardhja e tyre në Shqipëri do të thotë pasiguri për qytetarët shqiptarë.

“I kam dëgjuar edhe unë raporte e mediave franceze, dhe mendoj se kjo do të ishte një patate e nxehtë për vendin tonë, pasi shtete si Shqipëria he Kosova kanë probleme me sigurinë me varfërinë, gjithashtu një pjesë e qytetarëve janë të ekstremizuar.

Pasi kemi shqiptarë dhe kosovarë që kanë shkuar në Siri dhe i janë bashkuar ISIS-it. Unë mendoj se kjo është një këmbanë alarmi, dhe do të krijonte një destabilitet alarmi. Unë mendoj se ardhja e tyre do të krijojnë një destabilitet mes feve.

Ardhja e këtyre personave që prej 4 vjetësh kanë qenë të indoktrinuar si terroristë, do të kishim një këmbanë shumë të mdhe. Nëse pranuam Muxhahedinët, i pranuam sepse kishim mundësi të menaxhonim këta njerëz. Në rast se tekdo të sjellin 600 mijë ish-ISIS , do të ishte e pamenaxhueshme, atëherë shqiptarët duhet të largohen nga vendi. Nëse vijnë 600 mijë ISIS atëherë duhet të largohemi, nuk ka më siguri në këtë vend”, tha Zyla.