Ish-kreu i SHISH propozohet për ambasador! -Albpress Daily News
Published On: Hën, Nën 13th, 2017

Ish-kreu i SHISH propozohet për ambasador!

Ish kreu i ShISh, Visho Ajazi Lika pas shkarkimit nga ky post është emëruar si ambasador.

Lika mësohet se është propozuar për ambasador në misionin e NATO, aty ku më herët ka qenë ish deputeti i PD-së, Leonard Demi.

Propozimi është bërë nga kreu i qeverisë Edi Rama pasditen e sotme, ndërsa pritet që të kalojë për aprovim te kreu i shtetit Ilir Meta.

Ajazi dha dorëheqjen më datë 30 tetor, e cila u pranua nga presidenti, duke u zëvendësuar kështu me zëvendësuesin e tij, Elidon Bendon. Tashmë Ajazi Lika do të përfaqësojë vendin tonë në një prej misioneve më të rëndësishme siç është ai i NATO-s.