Published On: Enj, Jan 11th, 2018

Ish-deputetja shqiptare shigjeton gratë e politikës: Vijnë për paradë mode!

Nuk është hera e parë që diskutohet veshja apo kodi i veshjes i ndjekur ose jo nga politikanët.

E ftuar në Top Show për të diskutuar rreth kësaj teme ka qenë dhe ish-deputetja Lajla Pernaska, e cila ka patur një deklaratë mjaft të fortë lidhur me këtë çështje. “

“Shumica e deputeteve në parlamentin shqiptar bëjnë parada me veshje, janë Barbie Doll dhe kanë ngatërruar institucion…”- thote ajo. Gjithashtu gjatë debatit Pernaska ka komentuar edhe një status në Facebook në vitin 2016-të.

“Po po, të gjitha këto ligjet që kanë sjellë këto femrat në Parlament jamë unë një ndër kryesoret.

Realiteti bie fatkeqësisht ndesh me atë që kam perceptuar dhe cfare janë parimet e mia, se ju e shihni shumë kollaj jetën e klasës politike dhe situata është vërtet e tillë që mbart brenda vetes elementë skandali,nuk mund ta perceptoj rolin e politikanes…e keni qartazi të kapshme e të identifikueshme se kush janë, edhe te parlamenti i ri janë dhe fakti është që një kontigjent i rëndësishëm i femrave që janë futur sot në parlament nuk kanë lidhje fare as me politikën as me institucionin ku ato janë bërë pjesë.

Me profesionin e politikanes s’kanë lidhje fare, janë thjesht marioneta ose barbie dolls, njihen edhe në politikat ndërkombëtare, te ne nuk është kuptuar qartazi profesioni as i politikanes as i politik-bërëses.”- u shpreh ish-deputetja.