Investimet/Gati platforma, hapet thesi për vendet e Ballkanit -Albpress Daily News
Published On: Sht, Mar 3rd, 2018

Investimet/Gati platforma, hapet thesi për vendet e Ballkanit

Shpërndaj
Tags

Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja, me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), kanë nisur një platformë unike për investimet e huaja.

“Ne jemi duke punuar për t’i bashkuar modelet ekonomike lokale dhe për t’i bërë ato të dukshme dhe funksionale,” tha Marko Cadez, kryetar i Forumit për Investime në Dhomë, për “Intelligence” të Financial Times, Dhoma e Tregtisëqë zhvilloi platformën.

Platforma synon të sigurojë investitorët me të gjithë informacionin e nevojshëm, si dhe informacionin për “si të shkohet” në Ballkanin Perëndimor.

“Komunikimi në mes të sektorit publik dhe atij privat është shumë i rëndësishëm dhe është po aq e rëndësishme që dikush ta lehtësojë këtë proces. Ne kemi komunikim të drejtpërdrejtë me gjashtë qeveritë” – vazhdon Cadez.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim miratoi projektin; Presidenti Suma Chakrabarti tha se platforma mund të bëhet një mjet i domosdoshëm për investitorët e huaj dhe komunitetin e biznesit të Ballkanit.

Banka ka investuar më shumë se 10 milionë dollarë në të gjashtë vendet (një milion tjetër në vit është planifikuar për të lehtësuar mbajtjen e filialit), investimi më i madh i bërë ndonjëherë nga BERZH.

Ballkani Perëndimor mbetet një zonë e fragmentuar si politikisht dhe ekonomikisht, por qeveritë e rajonit po forcojnë lidhjet dhe përpjekjet e tyre për të zhvilluar një infrastrukturë të përbashkët, të shëndoshë dhe fleksibël të aftë për të zhbllokuar potencialin ekonomik.

Platforma gjithashtu mund të shihet si një hap drejt një bashkëpunimi më të ngushtë rajonal.

“Nëse dëshirojmë të jemi një rajon unik, ne kemi nevojë për institucione rajonale, prandaj ne po i shtyjmë qeveritë lokale që të angazhohen publikisht në institucionet rajonale”, – përfundoi Cadez.

Portali (http://investinsee.com/) ofron një dritare unike për investitorët e interesuar në Ballkanin Perëndimor, me informacion mbi kuadrin ligjor dhe rregullator të gjashtë vendeve, ecurinë e tyre makroekonomike dhe përvojën e tyre me investitorët e huaj.