Published On: Mër, Jan 10th, 2018

Interi një klub që gjithmonë gabon me shitje – Nga Bergkamp e Ronaldo te Pirlo e Coutinho, yjet që shkëlqyen pas shitjes

Shpërndaj
Tags

Phillipe Coutinho ka kaluar nga Liverpooli te Barcelona për 160 milionë euro.

Kjo ka sjellë në vëmendje edhe një herë tjetër shitjet e pastudiuara që ka bërë Interi në historinë e tij ndër vite.

Është një listë e gjatë me kampionë që zikaltërit i kanë konsideruar të mbaruar, por që kanë shkëlqyer me skuadrat e tyre të reja.

Në një kohë më të largët kujtohen shitjet e Matthias Sammer, Dennis Bergkamp e pastaj edhe Roberto Carlos.

Pas tyre vjen shitja e dyshimtë e Ronaldos fenomenit te Real Madridi, i cili pasi la Interin fitoi Kupën e Botës po në atë vit me Brazilin.

Andrea Pirlo, apo magjistari i mesfushës, po ashtu ka qenë një lojtar i Interit për të kaluar te Milani, pas dy huazime te Brescia dhe Reggina.

Pastaj edhe largimi i një mbrojtësi me të ardhme si Leonardo Bonucci në atë kohë doli të jetë një dështim, pasi ai u bë lojtar i madh në radhët e Juventusit.

Coutinho është rasti i fundit, pasi Interi e ka shituar atë me 13 milionë euro te Liverpooli.

Calciomercato ka renditur shtatë largimet më të dhimbshme të bëra nga Interi.