Published On: Mar, Maj 8th, 2018

Ilaçet jetike për diabetikët pa standarte, Ministria hesht!

Share This
Tags

Tre janë kompanitë të cilat furnizojnë Shqipërinë përmes Ministrisë së Shëndetësisë me ilaçin jetik për diabetikët.

Dy lloje ilaçi janë të pajisur me barcode, shenja identifikuese e medikamentit. Ndërsa në llojin e tretë, barcode mungon, duke ngritur një shqetësim më vete për të sëmurët me diabet.

Për këtë problematikë, të cilën nën heshtje e pranojnë edhe stafet mjekësore, institucioni përgjegjës nuk jep asnjë përgjigje. Në këtë shkresë që ka dërguar shoqata e diabetikëve në muajin Shkurt, përveçse tejkalimit të afateve të kthimit të përgjigjes zyrtare, Ministria nuk pranon të japë asnjë përgjigje për shqetësimin e parashtruar.

Insulina ka një kosto prej 5200 lekësh në farmaci, por prej vitesh ajo ofrohet me rimbursim nga qeveria. Në varësi të individit, gjatë një dite mund të përdoret 1 ose 4 pena, aq sa ka brenda një kuti. Siç thonë edhe vetë të sëmurët me diabet, ky është një problem që vazhdon. Çdo ditë ata tashmë injektojnë insulinën, edhe pse me dyshime./Klan Plus