Published On: Hën, Dhj 11th, 2017

Icardi pas barazimit ndaj Juves: Vazhdojmë drejt objektivit tonë

Share This
Tags

Pas ndeshjes pa gola në mes Juventusit dhe Interit, Mauro Icardi reagoi në rrjetet sociale.

Sulmuesi argjentinas i cili nuk tregoi vlerat e tij në Derbin e Italisë, përgëzoi bashkëlojtarët për paraqitjen dhe i inkurajoi të vazhdojnë së bashku.

“Bravo djema, pikë të rëndësishme për të vazhduar drejt objektivit tonë”, ka shkruar Icardi.

Aktualisht objektivi i Interit është një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, por më vonë pse jo dhe titulli. Për momentin sulmuesi 24 vjeçar ka 16 gola dhe ka dhuruar një asistim në Serie A.

Ndeshja e ardhshme e zikaltërve është ndaj Undineses, të cilët janë në një formë të mirë prej dy fitoreve radhazi.

Vlen të theksohet se për Icardin ka shprehur interesim Real Madridi, por lojtari ka shprehur dëshirë të qëndrojë te klubi nga Milano.

Në 164 ndeshje në të gjitha garat ai ka shënuar 94 gola për Nerazzurrët.