Published On: Mër, Qer 27th, 2018

I shtyhen 1 vit negociatat, Bushati sulm PD: U mërzitët nga vendimi i mirë…

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar në lidhje me vendimin e Bashkimit Evropian për shtyrjen e negociatave.

Bushati në një postim në Facebook, shkruan se vendet anëtare kanë skicuar rrugën pa kthim drejt anëtarësimit të Shqipërisë.

“Vendet anëtare skicojnë rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit, kuadrin kohor dhe hapat e instrumentet e ndërveprimit të Shqipërisë me Komisionin Europian.

Opozita në Tiranë nxin. Unë kurrsesi nuk dua të besoj se partia, e cila kërkon të qeverisë vendin është mërzitur nga vendimi i mirë për Shqiptarët e jo për qeverinë. Por, preferoj të mendoj se akoma s’ka gjetur kohën e mjaftueshme të lexojë si duhet atë vendim”, shkruan Bushati.