Published On: Enj, Kor 12th, 2018

Humb jetën 13 vjeçari italian, ishte turist në Sarandë…

Një fëmijë italian, i moshës 13 vjeç, ka humbur jetën sapo ka hipur në tragetin e linjës Sarandë-Korfuz.

I mituri shoqërohej nga prindërit e tij dhe ishte pjesë e një grupi turistësh italianë që po kryenin një tur turistik në Sarandë.

Ende nuk ka të dhëna mbi ngjarjen e rëndë dhe shkaqet, por mendohet se humbja e jetës së 13 vjeçarit ka ardhur si pasojë e një sulmi në zemër.

Informacioni i spitalit:

Lorenzo Calabreze i datelindjes 16.07.2005 Lindur ne Bisciglie te Italise,i ardhur ne qytetin e Sarandes me date 08.07.2018 me nje grup te organizuar prej 80 personash ,te cilet ishin vendosur ne Resortin Boungainville Bay Saranda,diten e sotme kishin planifikuar per te shkuar ne Korfuz,ne oren 8e 48 min eshte thirrur urgjenca e Spitalit Sarande nga Porti Sarande.

Ne oren 8 e 50 min eshte nisur Ambulanca prej Spitalit,dhe ne oren 8 e 58 min eshte sjelle ne spital,ne viziten e pare midriaz e shprehur pa shenja vitale jete pa puls dhe pa tension.

I eshte filluar Reanimimi i menjehershem ,elektrokardiograma e pare rezultoi me fibrilacion ventrikular dhe ne vazhdim pavaresisht se femija ishte pa shenja jete eshte vazhduar dhenia e ndihmes per 60 min ne prani te dy reanimatoreve,kardiologes te drejtorit dhe nendrejtorit qe te dy mjek,pediatrit dhe dy mjek te urgjences.Femijes i eshte bere goditje elektrike eshte intubuar dhe jane dhene gjithe medikamentet sipas protokollit.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of