Horoskopi 6 Korrik, ja çfarë parashikojnë yjet -Albpress Daily News
Published On: Pre, Kor 6th, 2018

Horoskopi 6 Korrik, ja çfarë parashikojnë yjet

Dashi

Jeta juaj në çift do shkojë më së miri gjatë kësaj dite. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe do jeni më të organizuar se më parë.

Demi

Dita e sotme nuk do jetë aspak problematike për ata që janë në një lidhje. Mërkuri do jetë planeti më i favorshëm për sektorin e financave, megjithatë lojërat e fatit duhen shmangur.

Binjakët

Marrëdhënia me partnerin tuaj do jetë shumë e ngrohtë gjatë kësaj dite. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë për të rritur të ardhurat sepse mund ta përkeqësoni situatën.

Gaforrja

Fati do jetë me ju në sektorin e dashurisë. Çdo gjë do shkojë ashtu si ju keni dashur prandaj do ndiheni të plotësuar. Financat do jenë më të qëndrueshme se kurrë dhe nuk pritet as problemi më i vogël.

Luani

Jupiteri do jetë planeti që do merret më së shumti sot me jetën tuaj sentimentale dhe do ua bëjë atmosferën më të ngrohtë dhe entuziaste. Në planin financiar shmangni investimet e tejskajshme.

Virgjëresha

Ambienti yjor nuk do favorizojë bashkëpunimin në jetën tuaj në çift. Në planin financiar nuk duhet të bëni çmenduri sepse do keni probleme shumë të mëdha.

Peshorja

Që sot do fillojë të ndryshojë rrjedha e jetës suaj në çift. Nëse të ardhurat tuaja janë modeste mos tentoni të bëni shpenzime marramendëse për gjëra qejfi.

Akrepi

Ditë paksa e vështirë kjo e sotmja për jetën sentimentale të çifteve. Në planin financiar nuk do keni vështirësi të mëdha megjithatë duhet të tregoheni të matur me çdo shpenzim.

Shigjetari

Tregohuni më të kuptueshëm sot me atë që keni në krah dhe toleroni pak më tepër. Në planin financiar duhet të vendosni rregull sa më shpejt sepse përndryshe do keni probleme edhe më të mëdha.

Bricjapi

Mos lejoni askënd të ndikojë tek jeta juaj në çift dhe të sjellë turbullira të mëdha sepse nuk do dilni kollaj nga tuneli i errët ku do futeni. Fatmirësisht me financat do keni fat dhe do mund të realizoni transaksione të rëndësishme.

Ujori

Ditë e bukur dhe e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja. Shfrytëzojeni sa më shumë të mundeni dhe shprehini në çdo moment ndjenjat. Ndikimi i planetëve në planin financiar do jetë i dyzuar.

Peshqit

Më në fund pasioni në çift do rizgjohet dhe emocionet që do përjetoni do jenë të njëpasnjëshme. Për të stabilizuar financat besojini vetëm vetes dhe specialistëve.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of