Horoskopi 5 Korrik, ja çfarë parashikojnë yjet -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 5th, 2018

Horoskopi 5 Korrik, ja çfarë parashikojnë yjet

DASHI

Do të mund të mbani lart principet tuaja pavarësisht ngacmimeve që do ju vijnë nga dikush. Në ambientin e punës do të keni mjaft durim. Në aspektin afektiv evitoni pyetjet e drejtpërdrejta.

DEMI

Do të keni nevojë të shkarkoni tensionet e mbledhura këtë periudhe, dhe sporti mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë. Në ambientin e punës do të keni mbështetjen e një kolegu. Në aspektin afektiv kushtoni më shumë vëmendje ndjenjave tuaja.

BINJAKET

Gjatë ditës së sotme do ju duhet të mbështesni një diskutim. Në ambientin e punës do ti thoni gjërat që mendoni e nuk do të keni frikë nga asgjë. Në aspektin afektiv do të ndiheni të stimuluar e të vlerësuar njëkohësisht nga partneri.

GAFORRJA

Do të keni dëshirë të qëndroni së bashku me të tjerët duke ndarë idetë tuaja me ta. Në ambientin e punës do të tregoheni mjaft të kujdesshëm me ata që ju rrethojnë. Në aspektin afektiv, mos i merrni gjërat me nxitim.

LUANI

Do të keni mundësi për të dalë nga monotonia duke frekuentuar grup të rinj personash. Në ambientin e punës do të jeni të hapur e të disponueshëm drejt të tjerëve. Në aspektin afektiv do të provokoni partnerin për shkak të xhelozisë suaj.

VIRGJERESHA

Nuk duhet të bëni sforcime të mëdha, për ta bërë ditën e sotme të qetë. Në aspektin afektiv do ti bëni një surprizë partnerit tuaj. Një këshillë: jini më të disponueshëm me miqtë tuaj.

PESHORJA

Do të ndiheni të qetë e të lumtur sepse gjithçka do të shkojë në harmoni. Në ambientin e punës më në fund do të merrni frytet e punës suaj. Në aspektin afektiv do të jeni paksa të pavendosur për tu impenjuar plotësisht.

AKREPI

Nëse dëshironi të evitoni një diskutim, largoni tensionet tuaja. Në ambientin e punës do të dini të organizoheni mirë. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft të interesuar për dikë që ju tërheq.

SHIGJETARI

Më në fund do të largohen tensionet e gjatë kësaj dite gjithçka do të vazhdojë me qetësi. Në ambientin e punës do të merrni propozime të reja. Në aspektin afektiv do të keni mundësi të kaloni një mbrëmje së bashku me miqtë tuaj.

BRICJAPI

Gjatë ditës së sotme yjet ju përkrahin . Në ambientin e punës duhet të bëni kujdes ndaj njohjeve të reja. Në aspektin afektiv më ne fund do të zgjidhje një çështje delikate me partnerin.

UJORI

Duhet të evitoni mjaft gjëra e të mos ktheheni mbrapsht në vendimet tuaja. Në ambientin e punës do të jeni koherent e të vlerësuar për punën tuaj. Në aspektin afektiv parashikohet një aventurë.

PESHQIT

Duhet të luftoni, pasi për të ruajtur ekuilibrin duhet të insistoni shumë në idetë tuaja. Në ambientin e punës do të keni mbështetjen e plotë të kolegëve kështu që evitoni të izoloheni. Në dashuri kjo periudhë do të jetë e paqëndrueshme.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of