Horoskopi 4 Korrik, ja çfarë parashikojnë yjet -Albpress Daily News
Published On: Mër, Kor 4th, 2018

Horoskopi 4 Korrik, ja çfarë parashikojnë yjet

DASHI

Jeta në çift do jetë e trazuar dhe kjo jo vetëm nga sjellja juaj e kohëve të fundit por edhe nga dëshirat e ekzagjeruara që keni. Për sa i përket buxhetit fati nuk do iu mungojë por duhet t’iu vini pak fre dëshirave për të shpenzuar pa kufij.

DEMI

Nëse jeni në çift do çoni në plan të dytë ndjenjat kundrejt partnerit dhe do merreni me diçka tjetër më të rëndësishme. Objektivi në planin financiar duhet të jetë mirë menaxhimi i financave.

BINJAKET

Dielli dhe Hëna do bëhen bashkë dhe do iu ofrojnë një jetë në çift ashtu si e kishit ëndërruar. Është në interesin tuaj të mos bëni transaksione financiare.

GAFORRJA

Jeta juaj në çift do vazhdojë të mbrohet nga Venusi. Do të përjetoni momente sensuale, të ngrohta dhe bashkëpunimi do të mbizotërojë. Mos bëni asnjë shpenzim të tepruar sot sepse financat nuk do jenë në gjendjen e tyre më të mirë.

LUANI

Nëse jeni në një lidhje do mbështeteni për gjithçka tek partneri juaj. Ai është gjithçka për ju dhe nuk e mendoni dot si do ia bënit nëse nuk do e kishit. Hiqni disa lek mënjanë sepse jo çdo ditë financat do jenë të mira si sot.

VIRGJERESHA

Komunikimi me partnerin do jetë më i mirë sot. Jeta juaj në çift do të jetë e kënaqshme. Mundohuni ta shfrytëzoni sa më shumë. Edhe pse telashet financiare ju komplikojnë jetën, mos u dekurajoni.

PESHORJA

Marrëdhënia juaj me atë që dashuroni do të përmirësohet edhe më tepër. Në planin financiar, gjërat do fillojnë të përmirësohen, por ju nuk duhet të shpenzoni për objekte pa vlerë.

AKREPI

Shumë planetët do ndikojnë njëkohësisht në jetën në çift. Marrëdhënia juaj do jetë e tensionuar dhe mund të keni edhe probleme serioze. Do bëni tej mase shpenzime sot pa menduar për pasojat e rënda që ato mund të kenë.

SHIGJETARI

Dita e sotme do jetë më e qetë për të gjithë ata që janë në çift. Situata financiare do përmirësohet ndjeshëm. Disa do kenë edhe rritje page.

BRICJAPI

Venusi do mbizotërojë në jetën e të gjithë atyre që janë në çift. Humori do jetë shumë i mirë dhe bashkëpunimi do të forcohet. Edhe pse financat nuk do shkojnë edhe aq mirë ju nuk duhet të zhyteni në dëshpërim.

UJORI

Klima e sotme yjore do të nxitë tradhtitë në çift. Ju në fakt nuk e keni kërkuar por thjesht ka ndodhur rastësisht. Sjellja me miqtë do ndryshojë menjëherë dhe kjo do i mërzitë ata.

PESHQIT

Përfitoni nga ambienti i qetë që do mbizotërojë në jetën tuaj në çift dhe shprehini sa të mundni ndjenjat. Me financat gjërat do shkojnë më së miri.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of