"Historia e 100 fshatrave si 100 lulet e Maos, por do kenë fatin e 100 ditëve të Napoleonit" -Albpress Daily News
Published On: Sht, Shk 3rd, 2018

“Historia e 100 fshatrave si 100 lulet e Maos, por do kenë fatin e 100 ditëve të Napoleonit”

Shpërndaj
Tags

​Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar kundër projektit të qeverisë për financimin e infrastrukturës në 100 fshatra, projekt i cili u prezantua dje nga kryeministri Edi Rama.
Panariti shkruan në profilin e tij ne facebook se historitë me 100 fshatra i kujtojnë 100 lulet e Maos, por që do kenë fatin e 100 ditëve të Napoleonit.

“Mjaft me këto farsat e 100 fshatrave pishtarë të zhvillimit rural! Boll më…! Sepse ende nuk na është shuar jehona e bllofit të fondeve për 100 fermat, 100 hektarëve, për të mos folur për 100 milionët e fondit të garancise për kreditin agrar. Këto historitë me njëqind fshatra më sjellin ndërmend, njeqind lulet e Maos, por do te kenë fatin e njeqind ditëve të Napoleonit”, shkruan Panariti.