HEC-et në Osum, Klosi: Nuk ka shanse të ndërtohet -Albpress Daily News
Published On: Enj, Shk 8th, 2018

HEC-et në Osum, Klosi: Nuk ka shanse të ndërtohet

Shpërndaj
Tags

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka premtuar se nuk do të lejojë të ndërtohet hidrocentral në Kanionet e Osumit, projekt i cili prej ditësh është bërë publik në media.

Në një ndërhyrje live në emisionin “Opinion”, ai ka deklaruar se do të rrezojnë lejen mjedisore që është dhënë për ndërtimin e HEC-it në lumin Osum.  Ai tha se kjo ka qenë një leje e dhënë dy vite më parë.

“Ajo çfarë ka ndodhur me ujëvarën e kanionit, ishte një shqetësim që u ngrit nga ata që adhurojnë mjedisin. E gjithë historia është ngritur mbi një gënjeshtër të koordinatave. Ne kemi ngritur një grup investigimi. Do ta rrëzojmë këtë leje mjedisore. Në atë pikë nuk ka asnjë shans që ai HEC të ndërtohet”, ka deklaruar ministri Blendi Klosi.