Published On: Die, Kor 8th, 2018

Harroni Messi, CR7 dhe Neymar, ky është favoriti kryesor për Topin e Artë

Mund të befasoheni por as Messi, Ronaldo apo Neymar nuk janë favoritë për Topin e Artë.

Skuadra e trajneri Dalic, në fakt, ka ofruar momente spektakolare falë një mesfushë që ka në përbërje një fenomen absolut si Luka Modric.

Regjisori i Real Madrid ka udhëhequr kombëtaren e tij edhe kundër Rusisë. E ka bërë këtë në momentet më të vështira, kur lodhja ka filluar të ndihet nga shokët e tij të skuadrës.

32-vjeçari ka treguar përsëri gjithë klasin e tij. Nëse Kroacia ka arritur një objektiv që mungonte prej më shumë se 20 vitesh, merita është edhe e talentit nga Zadar, i cili ka regjistruar disa shifra të çmendura:

87% të pasimeve të sakta, 4 pasime kyçe, 8 kalime të kundërshtarit, 16 topa të rikuperuar kundër Rusisë; Është lojtari i tretë me më shumë raste të krijuara (14), mbrapa Neymar (23) dhe De Bruyne )16), më i miri për topat e rikuperuar (42, askush si ai, duke përjashtuar portierët). 86.22% të pasimeve të sakta, 341 në total, në Rusi.

Me Champions League të fituar me “Los Blancos” dhe falë këtij Botërori, ai ka rikuperuar shumë pikë në garën për Topin e Artë të ardhshëm. Nëse në edicionin e kaluar ka dalë i pesti mbrapa treshes Ronaldo, Messi, Neymar dhe Gigi Buffon, “Pirlo kroat” mund të fitojë vota të tjera dhe të ngjisë shkallët e hierarkisë.

Në pritje të sfidës me Anglinë, Botërorie ka kurorëzuar si një prej më të mirëve. Në ndeshjen kundër rusëve, ai ka luajtur 120 minuta dhe e ka prekur 139 herë topin. Është bërë lojtari i parë kroat i të gjitha kohërave që ka bërë më shumë se 100 pasime në një Botëror.

“Nuk jam i shqetësuar për Topin e Artë, – ka thënë kapiteni i Kroacisë, pas betejës me Rusinë. – Për mua gjëja më e rëndësishme është suksesi i Kroacisë. Jemi në gjysmëfinale pas 20 vitesh dhe nuk duam të ndalemi. Duam të shkojmë në finale dhe Anglia do të jetë një kundërshtar i vështirë për t’u kaluar”.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of