Hapja e negociatave/ Meta ka një mesazh për Ramën, Bashën dhe Kryemadhin… -Albpress Daily News
Published On: Sht, Qer 9th, 2018

Hapja e negociatave/ Meta ka një mesazh për Ramën, Bashën dhe Kryemadhin…

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar bashkëpunim mes palëve politike në vend në funksion të integrimit.

“Unë besoj se janë të gjitha mundësitë që vendi ynë të ketë sukses duke marrë një mesazh pozitiv. Këshilli i vendeve anëtare të BE-së në mbështetje të rekomandimit pozitiv të KE-së dhe për këtë të gjithë duhet të punojmë të angazhohemi për mirë, për pritshmeritë jo vetëm të partnerëve tanë por edhe të këshilltarëve në mënyrën më të përgjegjshme dhe bashkëpunuese, jashtë çdo fryme konfliktuale dhe përjashtimi artificial”, tha kreu i Shtetit.

Presidenti nuk ka pranuar të komentojë rreth lajmit që qarkulloi për ngritjen në Shqipëri të një qendre për ish-militantë të ISIS, por theksoi se askush nuk e cënon sigurinë kombëtare aq më tepër në prag të sezonit turistik.

Meta i bëri komentet nga Pusteci.

Lidhur me qendrën për grumbullimin e ish-militantëve të ISIS në Shqipëri reagoi dje edhe Kryeministria duke deklaruar se nuk ekziston asnjë lloj ideje, kërkese, plani apo mundësie për diçka të tillë.