Published On: Pre, Maj 25th, 2018

Hapja e negociatave/ Ja paralajmërimi që vjen nga Gjermania për Shqipërinë…

Në fund të qershorit vendet anëtare të BE-së pritet të marrin vendimin mbi hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Një nga vendet më të rëndësishme në vendimmarrje, pavarësisht se secili shtet ka fjalën e tij në këtë proçes, është Gjermania.

Media gjermane welt.de shkruan se koalicioni qeveritar në Gjermani është i ndarë në këtë temë

“Më 28./29 qershor, Këshilli Evropian i përbërë nga kryetarë shtetesh dhe Qeverish duhet të pozicionohet në propozimin e Komisionit Evropian. Ka rezerva për një hap të tillë në shtete të ndryshme anëtare të BE-së. Imazhi i Shqipërisë është i keq në disa vende të BE”, shkruan gazeta gjermane.

Deputeti i CDU Gunther Krichbaum, kreu i komisionit të Jashtëm në Bundestag mendon se hapja e negociatave para verës për Shqipërinë është ende herët.

“Duhet të vendosim para verës për Shqipërinë. Mendoj se është herët”.