Grisi banderolën e FRPD/ Berisha: Narkodrejtori i policisë Fier u pezullua në 2015 pasi… -Albpress Daily News
Published On: Die, Qer 10th, 2018

Grisi banderolën e FRPD/ Berisha: Narkodrejtori i policisë Fier u pezullua në 2015 pasi…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me grisjen e banderolës së të rinjve të PD-së nga drejtori i Policisë së Fierit, gjatë protestës së djeshme kundër Kryeministrit Edi Rama.

“Ja cili është narkodrejtori i narko apo Xhafopolicisë, Gazmend Shehu e grisi dje parullen ne Fier! Ky bandit në vitin 2015 është pezulluar nga puna sepse ka keqtrajtuar qytetarët në Tepelenë!”, shkruan Berisha, ndërsa ka publikuar edhe mesazhin e qytetarit dixhital.

Mesazhi i qytetarit dixhital

“Pershendetje doktor Berisha ju uroj jet te gjat ty dhe familjes tende. Po ju shkruaj per tju informuar se ky person i cili sot ne fier po prishte protesten kundra edi rames esht famozi GAZMEND SHEHU , me origjine nga tepelena i cili ne maj te vitit 2015 ka dal me figur dhe video duke dhunuar qytetaret.

Esht pezulluar per pak koh dhe pastaj e kan cuar shef komisariati ne sarande e me mbrapa ka qen dhe ne permet . Sillet si gangster rrugve dhe e thot me mburrje se esht nje socialist i thekur dhe do bej si te doj ai derisa partia e tij esht n pushtet.

Ju lutem denoncojini keta masakrenj se po na pin gjakun ne popullit te thjesht se jeni e vetmja shpres e jona per lirin e fjales ton. Me posht po ju dergoj dhe linkun ku famozi gazmend ose si njihet ndryshe ne qarkun e gjirokastres Gaz Shehu ka dhunuar qytetarin . Ju flm.dhe anonim ju lutem”