Published On: Hën, Gus 14th, 2017

Greqi, zbulohet plantacioni me hashash: në kërkim dy shqiptarë, vlera e narkotikëve 1.1 milionë euro

Policia greke zbuloi një plantacion të madh me bimë narkotike në një zonë pyjore të Aigialeia në Patra.
Sikundër raportohet, autoritetet zbuluan 750 bimë kanabis të mbjella në një parcelë 200 metra të gjatë. Aty u arrestua një 35-vjeçar, i cili tentoi të arratisej por pa sukses.
Në bazë të hetimeve, rezulton se të përfshirë janë edhe dy shqiptarë, të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim, por identiteti i tyre nuk është bërë publik, raporton tvklan.

Policia greke thotë se fitimi nga kjo parcelë me kanabis përllogaritet në rreth 1.1 milionë euro, nëse droga do të shitej me çmim pakice në ishujt grekë dhe qytete të tjera të Greqisë, ku dhe çmimi është relativisht më i shtrenjtë.
Kanabisi ishite kultivuar në një zonë me bimësi të dendur, e ndarë në disa nivele. Trafikantët kishin krijuar infrastrukturë të përsosur, thonë hetuesit grekë, duke marr ujin nga një burim aty pranë.
35-vjeçari që është arrestuar nga policia do të merret në pyetje për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë, përveç dy shqiptarëve, si dhe për të mësuar tregun e shitjes së drogës.