Published On: Enj, Jan 11th, 2018

Grabitje filmash në hotel Ritz të Parisit. Vidhen bizhuteri me një vlerë 3,5 milionë euro

Share This
Tags

Parisi ka kaluar sonte një natë terrori kur hoteli me 5 yje Ritz është grabitur me armë.

5 persona të maskuar dhe me motorë kanë mësyrë mbi argjendari në hotelin e vendosur në sheshin “Vendome”.

Ata kanë arritur të grabisin një sasi bizhuterish me vlerë 3.5 milionë eurosh.

Por ka nga ata që thonë se vlera është më e madhe, i kalon 5 milion eurot.

Sipas dëshmive të para, autorët ishin të armatosur me pistoleta dhe pushkë.

Policia ia ka dalë të ndalojë 3 prej tyre ndërsa 2 janë ende në arrati.

5 personat hynë në hotel rreth orës 18.30 duke thyer xhamat e saj me një send të rëndë.

Bizhuteri të shumta ekspozohen në sallonet e hotelit të famshëm parisian, aty ku Lady Diana kaloi natën e fundit para se të vritej natën e 31 gushtit e ndjekur nga paparacët në tunelin e Pont de l’Alma.

Gabimi i grabitësve ishte se kjo zonë kishte kaluar në shërbim të përforcuar policor prej vitit 2014 pasi në zonë ndodhet edhe selia e Ministrisë së Drejtësisë.