Published On: Hën, Pri 16th, 2018

Gjysma e Tiranës pa drita, zonat ku do ketë ndërprerje

Share This
Tags

Gjatë ditës së sotme disa zona në kryeqytet do të jenë pa energji elektrike, deri në orën tre të pasdites.
Në kuadër të investimit për ndërtimin e rrjetit 20 kV, sot do të punohet në disa kabina të fiderave të nënstacionit Rajonal.

“Për këtë arsye gjatë intervalit kohor 09:00-13:00, do të stakohet energjia elektrike në fiderin 247 e nënstacionit Dinamo. Pa energji do të jenë: Zona pranë shinave të Trenit, Zona te 2000 Apartamentet, Rr. “Vangjel Noti”, Zona pranë Ish-kombinatit “Josif Pashko”.

Ndërsa fideri 241 do të stakohet gjatë intervalit të kohës 12:00-15:00 duke lënë pa energji rrugën “Jordan Misja” pjesërisht dhe zonën e ish-Uzinës “Dinamo”, njofton OSHEE.