Published On: Enj, Gus 17th, 2017

Gjenerali amerikan: opsioni i luftës me Korenë e Veriut i tmerrshëm, por …

 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Joseph Dunford, tha se opsioni ushtarak ndaj kërcënimeve të Koresë Veriore për lëshimin e raketave, do të ishte i “tmerrshëm”. Por gjenerali amerikan ka shtuar se është e “paimagjinueshme”, mundësia që t’i lejohet Penianit, zhvillimi i raketave bërthamore me kapacitet për të arritur në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Dunford, u ka thënë gazetarëve në Pekin, se presidenti Donald Trump, “ka kërkuar nga ne, një opsion ushtarak të besueshëm, dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjmë”.

“Ashtu siç u kam treguar homologëve, qofshin miq apo armiq, nuk është e paimagjinueshme të kemi opsione ushtarake për t’ju përgjigjur kapaciteteve bërthamore të Koresë Veriore”, ka thënë Dunford.

“E   paimagjinueshme për mua, është t´I japim undësinë Koresë së Veriut të krijojë armë bërthamore, me kapacitet për të arritur në Denver, apo Kolorado. Detyra ime është të zhvilloj opsione ushtarake, që të sigurohem se një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, tha gjenerali.