Published On: Hën, Kor 9th, 2018

Gjata: Ligji për Teatrin i pavlefshëm, Sekretariati i Kuvendit si VAR-i

Konstitucionalisti Çlirim Gjata u shpreh se votimi i ligjit për Teatrin duhet të quhet i pavlefshëm.

Por sipas tij nuk është ky problemi kryesor, por tek ligji në vetvete si ligj, pasi emëron një kompani pa prokurë dhe pa konkurim si fituese të një tenderi.

“Sekretariati e ka quajtur votimin e parlamentit për Teatrin të vlefshëm?! Çfarë është sekretariati i Kuvendit të Shqipërisë sistemi VAR i kampionatit Botëror që i kthen gjërat edhe njëherë për shkak të drejtësisë?! Ai është një veprim administrative-hipokrit do ta quaja unë, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Asgje nuk është i vlefshëm përderisa kohë nuk ka Gjykatë Kushteuese. Fakti që ke pranuar që opozita ka bërë shkelje nuk e bën votimin të vlefshëm.

Kemi një maxhorancë e cila po bën veprime absurde dhe ka humbur ekujlibrin. Ka humbur arsyetimin, qetësine dhe po bën budallallëqe në kuptimin e mirfilltë të fjalës. Duhet që votimi të quhej i parregullt dhe të rivotohej. Por edhe nëse quhet i pavlefshëm, ai e ka ndarë mendjen që ta shembi Teatrin”, tha Gjata në studion e Faxnews.

Sipas tij, çështja është tek ligji në vetvete si ligj. Ku ka bërë vaki që parlamenti me ligj të emëroj kompania filan merr këtë tender, pa konkurim pa asgjë.

“Këtë nuk po guxon që ta bëjë as institucionet e prokurimit publik, as bashkia, as ministria as qeveria, pa konkurim pa tender nuk mund të bëjnë asgjë. Po me ligj parlamenti është rasti i parë në histori.

Maxhoranca ka frikë është shumë e inkriminuar. Këshilli Bashkiak nuk i ka votat, ministrija ka frikë nuk ja mban ta bëjë vetë edhe kryeministri ka frikë sepse ndiqen penalisht nesër, ekstremisht për ndjekje penale, shkojnë në burg.

Për të mirën e këtij vendi, edhe qeveria mund ta bëjë me VKM. Por e çojnë që ta bëjnë me ligj në mënyrën më antikushtetuese të mundur. Në këtë mënyrë ky ligj i hap rrugë mundësisë që të bëjnë ligje për të hequr gjithshka me ligje personale.

Jo më kot ju thash që këto duhet ti kishin bërë institucione të tjera. Maxhoranca ka frikë ta bëjë veç sepse ndiqen penalisht. Dhe për tu justifikuar e bëjnë që ta bëjë paralamenti. Të gjithë ja lënë në derë shoku-shokut sepse fshihen dhe vjedhin pas votave të parlamentit. Ky ligj shkel autonominë e pushtetit vendor si dhe autoritetin e konkurencës”, tha Gjata.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of