Published On: Hën, Kor 9th, 2018

Gent Zenelaj: Veliajn e mendoja djalë të zgjuar, doli kunadhe…

Aktori Gentian Zenelaj ishte i ftuar në emisionin “Thumb”, ku ndër të tjera ka diskutuar me dy moderatoret, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu mbi një nga debatet më aktuale siç është çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Edhe pse u arrit një marrëveshje mes aktorëve përfaqësues dhe Bashkisë Tiranë, për Zenelajn ajo marrëveshje nuk është e vlefshme.

“Unë nuk e quaj marrëveshje atë që thanë se u arrit. Unë e quaj të luash me regji qendrore. Më vjen keq që Erion Veliaj, të cilin e mendoja të ishte një djalë shumë i zgjuar, është bërë kaq kunadhe. Nuk bëhet transparencë me regji qendrore kur e ke ti butonin. Kur aktorët flasin ti heq fishën dhe vë një fish të Edi Ramës që po inauguron një pedonale diku.

Unë them që s’ka marrëveshje, është e keqpërdorur. Robert Ndrenikën e njoh personalisht dhe dyshoj se ai është profili i Robert Ndrenikës. Çfarë nuk po përdoret në këtë gjë, eshtë lëshuar makineria e propagandës në maksimum. Mua më vjen keq për një gjë që artistët kishin mundësi ti tregonin popullit që janë gur i fortë.

Unë mund të jetoj pa Teatrin Kombëtar, Teatri nuk jeton dot pa ne. Unë nuk do humbas asnjë koleg për hatër të teatrit, as Erionin as Laertin. Unë do luaj në çdo teatër në Shqipëri. Teatrin e ka mbajtur gjallë vetëm publiku ndryshe do ta kishin shembur”, është shprehur Gentian Zenelaj.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of